
NJOFTIM PËR TENDER
Objekti: Furnizim, Instalimi dhe Rimbushja e Dispenserëve të Shampos dhe Produkteve të Kujdesit Personal
Në kuadër të reduktimit të plastikës njëpërdorimshme dhe forcimit të praktikave të qëndrueshme, shpallet thirrje për ofertim për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen (rimbushjen periodike) e dispenserëve të produkteve të higjienës në dhomat e mysafirëve dhe ambientet e SPA-së.
Përshkrimi i shërbimit:
Furnizimi dhe instalimi i 5 dispenserëve për dhomat e mysafirëve;
Çdo dispenser të përfshijë: shampo, body shower, conditioner, hand shampoo dhe body lotion (450 ml secili);
Vendosja edhe në zonat e saunës dhe pishinës së brendshme;
Sigurimi i produkteve eco-friendly dhe rimbushja e rregullt e dispenserëve;
Heqja graduale e shisheve të vogla plastike njëpërdorimshme aktualisht në përdorim.
Grupi i përfituar: Riperdorimi i Shampos dhe Produkteve të Kujdesit Personal për Reduktimin e mbetjeve plastike në ambientet e hotel Adriatik.
Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP
Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës
Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.
Te permbajne: Letër Interesi
Subjekti i email-it: “Oferta – Instalimi dhe Rimbushja e Dispenserëve të Shampos dhe Produkteve të Kujdesit Personal për projektin SUP2Loop”
Shpallja e Thirrjes: 20.02.2026
Afati: deri ne 12.03.2026
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.