
NJOFTIM PËR TENDER
Objekti: Shërbim Promovimi Digjital (Web, Social Media & Google Ads)
Hotel Adriatik BW Premier Collection shpall tender për ofrimin e shërbimit të promovimit digjital në web, rrjete sociale dhe Google Ads, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit për iniciativat e hotelit drejt reduktimit të përdorimit të plastikës dhe praktikave të qëndrueshme.
Zbatimi i një fushate të targetuar marketingu digjital, dy herë në muaj, që synon promovimin e iniciativave plastic-free dhe praktikave të qëndrueshme të hotelit.
Përfshirja e shërbimit:
Krijimi i përmbajtjes digjitale (tekste, dizajn grafik, vizuale).
Menaxhimi i publikimeve në website dhe rrjete sociale të hotelit.
Menaxhimi dhe optimizimi i fushatave në Google Ads.
Targetim i audiencës eco-conscious (mysafirë të ndërgjegjshëm për mjedisin).
Monitorimi i performancës dhe raportim periodik.
Grupi i përfituar:Shërbim Promovimi Digjital (Web, Social Media & Google Ads)
Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP
Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës
Subjekti i email-it: “Oferta – Shërbim Promovimi Digjital (Web, Social Media & Google Ads)
Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.
Te permbajne: Letër Interesi
Shpallja e Thirrjes: 23.02.2026
Afati: deri ne 12.03.2026
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.