
NJOFTIM PËR TENDER
Pozicioni: Ekspert i Green Marketing & Prodhimit të Përmbajtjes (Foto & Video)
Në kuadër të promovimit të praktikave të qëndrueshme dhe përmirësimit të komunikimit të gjelbër, shpallet thirrje për ofertim për përzgjedhjen e një eksperti/ekipi në Green Marketing dhe prodhim përmbajtjeje vizuale (foto dhe video).
Objektivi i shërbimit:
Realizimi i një fushate komunikimi të qëndrueshme përmes:
Prodhimit të editorialeve foto dhe video që pasqyrojnë atmosferën e hotelit, përvojën e mysafirëve dhe natyrën përreth;
Krijimit të përmbajtjeve mbi praktikat e qëndrueshme dhe shërbimet e gjelbra;
Zhvillimit të një fushate komunikimi (testimonials, green service reviews);
Promovimit të zakoneve eco-friendly dhe ndërgjegjësimit të mysafirëve mbi qëndrueshmërinë.
Grupi i përfituar: Projekti SUP2LOOP
Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP
Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës
Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.
Te permbajne: Letër Interesi
Subjekti i email-it: “Oferta – Ekspert i Green Marketing & Prodhimit të Përmbajtjes per SUP2Loop”
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Shpallja e Thirrjes: 21.02.2026
Afati: deri ne 12.03.2026
Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.