
NJOFTIM PËR TENDER
Objekti: Furnizim i Ambalazheve Eco-Fabric për Jastëkë dhe Batanije Rezervë
Në kuadër të përmirësimit të praktikave të qëndrueshme dhe reduktimit të përdorimit të plastikës në operacionet e brendshme, shpallet thirrje për ofertim për furnizimin e ambalazheve mbështjellëse eco-fabric për jastëkë dhe batanije rezervë.
Përshkrimi i furnizimit:
Furnizimi i mbështjellësve (wrapping/packaging) prej eco-fabric për ruajtjen e jastëkëve dhe batanijeve rezervë;
Të prodhuara në Shqipëri nga materiale ekologjike, të qëndrueshme dhe të ripërdorshme;
Material i larshëm, rezistent dhe i përshtatshëm për përdorim hotelier;
Dizajn funksional që garanton higjienë, mbrojtje dhe organizim të produkteve tekstile.
Grupi i përfituar:Produkte Eco-Friendly për hotel Adriatik.
Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP
Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës
Subjekti i email-it: “Oferta – Furnizim i Ambalazheve Eco-Fabric për Jastëkë dhe Batanije Rezervë për projektin SUP2Loop”
Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.
Te permbajne: Letër Interesi
Shpallja e Thirrjes: 21.02.2026
Afati: deri ne 12.03.2026
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.