NJOFTIM PËR TENDER

Objekti: Shërbim Promovimi Digjital (Web, Social Media & Google Ads)

Hotel Adriatik BW Premier Collection shpall tender për ofrimin e shërbimit të promovimit digjital në web, rrjete sociale dhe Google Ads, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit për iniciativat e hotelit drejt reduktimit të përdorimit të plastikës dhe praktikave të qëndrueshme.

Zbatimi i një fushate të targetuar marketingu digjital, dy herë në muaj, që synon promovimin e iniciativave plastic-free dhe praktikave të qëndrueshme të hotelit.

Përfshirja e shërbimit:

  • Krijimi i përmbajtjes digjitale (tekste, dizajn grafik, vizuale).

  • Menaxhimi i publikimeve në website dhe rrjete sociale të hotelit.

  • Menaxhimi dhe optimizimi i fushatave në Google Ads.

  • Targetim i audiencës eco-conscious (mysafirë të ndërgjegjshëm për mjedisin).

  • Monitorimi i performancës dhe raportim periodik.

 

Grupi i përfituar:Shërbim Promovimi Digjital (Web, Social Media & Google Ads)

Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP

Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës

Subjekti i email-it: “Oferta – Shërbim Promovimi Digjital (Web, Social Media & Google Ads)

Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.

Te permbajne: Letër Interesi

Shpallja e Thirrjes: 23.02.2026

Afati: deri ne 12.03.2026

Aplikimet dërgohen në:  [email protected]

Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.

Scroll to Top