
NJOFTIM PËR TENDER
Objekti: Furnizim i Gotave Eco-Friendly dhe Pipave të Ngrënshëm për Pool Bar dhe Beach Bar
Në kuadër të reduktimit të plastikës njëpërdorimshme dhe forcimit të praktikave të qëndrueshme në shërbimet e hotelit, shpallet thirrje për ofertim për furnizimin e produkteve eco-friendly për përdorim në pool bar dhe beach bar.
Përshkrimi i furnizimit:
Furnizimi i gotave për kafe 300 ml, Ø 90 mm, të prodhuara nga materiale ekologjike (sugar cane disposable cups);
Gotat të jenë të përshtatshme për pije të nxehta dhe të ftohta, me material biodegradues dhe miqësor me mjedisin;
Furnizimi i pipave të ngrënshëm prej orizi (edible rice straws) për përdorim në pool bar dhe beach bar;
Produkte të qëndrueshme, pa plastikë njëpërdorimshme, me ambalazh të riciklueshëm ose biodegradues.
Grupi i përfituar:Produkte Eco-Friendly për hotel Adriatik.
Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP
Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës
Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.
Te permbajne: Letër Interesi
Subjekti i email-it: “Oferta – Furnizim i Gotave Eco-Friendly dhe Pipave të Ngrënshëm për Pool Bar dhe Beach Bar për projektin SUP2Loop”
Data Thirrjes: 21.02.2026
Afati: deri ne 12.03.2026
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.