
NJOFTIM PËR TENDER:
Objekti: Furnizim i Kiteve Eco-Friendly (Dental Kit dhe Shaving Kit) me Ambalazh Biodegradues
Në kuadër të reduktimit të plastikës njëpërdorimshme dhe zbatimit të praktikave të qëndrueshme, shpallet thirrje për ofertim për furnizimin e kiteve higjienike eco-friendly për përdorim nga mysafirët e hotelit.
Përshkrimi i furnizimit:
Furnizimi i Dental Kit eco-friendly, që përfshin furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh me ambalazh plotësisht biodegradues;
Furnizimi i Shaving Kit eco-friendly, që përfshin brisk rroje dhe krem rroje me ambalazh biodegradues;
Produkte miqësore me mjedisin, pa plastikë njëpërdorimshme ose me material të riciklueshëm/biodegradues;
Cilësi e përshtatshme për përdorim në strukturë hotelerie dhe përvojë të qëndrueshme për mysafirët.
Grupi i përfituar: Plastik free per Dental Kit dhe Shaving Kit në dhomat e hotel Adriatik.
Periudha: Deri ne perfundim te projektit SUP2LOOP
Vendndodhja: Hotel Adriatik, Durrës
Bashkengjitur aplikimit dergoni dhe oferten financiare.
Te permbajne: Letër Interesi
Subjekti i email-it: “Oferta – Furnizim i Kiteve Eco-Friendly (Dental Kit dhe Shaving Kit) me Ambalazh Biodegradues për projektin SUP2Loop”
Shpallja e Thirrjes: 21.02.2026
Afati: deri ne 12.03.2026
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Kjo nisem zhvillohet në kuadër të iniciativës SUP2LOOP, pjesë e projektit EU4CELC, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), i zbatuar nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
* Shënim: Ofertat vlerësohen sipas cilësisë, eksperiencës dhe përshtatshmërisë me qëllimet e projektit.